Vëllezër dhe motra, këtu janë disa këshilla mbi Davetin:
1. Së pari, sigurohuni që ju keni sinqeritetin në qëllimin tuaj dhe korrigjimin e veprimive tuaj. A është qëllimi juaj që me të vërtetë të sillni këtë person afër të vërtetës? Apo është kjo rrugë drejt së gabuarës? Apo për të nxjerrë aftësitë tuaja të oratorisë? Sigurohuni që qëllimi juaj të jetë vetëm për të fituar kënaqësinë e Allahut dhe për ta sjellë këtë person më afër të vërtetës dhe ta udhëzosh atë në fenë e Allahut, Islamin. Dhe sigurohuni që ju jeni ta kryeni këtë davet në mënyrë korrekte, në vendin dhe kohën e duhur.
2.Të dini rreth çfarë ju jeni duke folur. Sigurohuni që të keni njohuri të shëndosha, të thella të asaj që ju thoni. Mos harroni se Resulullahu, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ka premtuar një vend në zjarr, për këdo që thotë një gënjeshtër rreth tij. Sigurohuni që ajo që ju thoni është absolutisht e saktë. Jini të ndershëm në qoftë se ju nuk e dini. Nëse ju nuk keni njohuri solide të asaj që ju jeni duke thënë, kontributi juaj mund të jetë negativ në vend të jetë pozitiv.
3.Të keni besim të plotë në atë që ju jeni duke thënë, pa asnjë dyshim. Është thënë se ajo që vjen nga goja shkon në vesh, por ajo që vjen nga zemra shkon në zemër. Arabët thonë: në qoftë se ju nuk e keni dicka, ju nuk mund ta jepni atë. Nëse ju nuk besoni me të vërtetë në diçka, ju nuk mund të merrni dikë tjetër për besuar. Sinqeriteti juaj dhe siguria në besimin tuaj luan një rol të madh në suksesin tuaj në davetin Islam.
4.Praktiko atë që predikon. Daveti i mirë është me anë të shembullit. Mos të diskutojmë rëndësinë e së vërtetës dhe ndershmërinë në Islam, kur ju gënjeni dhe mashtroni vazhdimisht. Sigurohuni që veprimet tuaja të shprehin besimin e bukur dhe urdhëresat e Islamit. Njerëzit largohen nga hipokritët.
5.Mos bëj kompromis Islamin ose bindjet e fesë Islame. Mos e ndjeni nevojën për tu mbrojtur rreth së "vërtetës të sotshme", sepse ajo do të mund ti largojë njerëzit nga feja Islame. Mund të ketë një burrë katër gra? Pse nuk e pranojmë homoseksualizmin? Mos të jenë këto shfajësuese për aspekte të caktuara të Islamit. Shpjegoni atë në një mënyrë që njerëzit mund të kuptojnë, por mos e ndryshoni atë, ose të veproni sikur është e pasaktë ose arkaike.
6.Mos u zemëro. Mos i lejoni njerëzit që të kenë efekte negative për të ndryshuar sjelljen tuaj. Nëse dikush refuzon për të dëgjuar nga ju, atëhere largohu. Mos shkoni në nivelin e tyre. Allahu Xhele shanuhu thotë në Kur'an, "Kapuni pas faljes; urdhëroni në atë që është e drejtë, por largohuni nga injorantët". Ai Subhanhu we teala thotë gjithashtu "Dhe kur dëgjojnë ndonjë llomotitje apo marrëzi, i kthejnë shpinën dhe thonë:" Ne kemi veprat tona e ju tuajat, paqja qofte për ju, ne nuk kërkojmë injorantë. " Është e vërtetë që ti nuk mund të drejtosh çdo njëri që ti do, por All-llahu udhëzon ata që Ai do dhe Ai e di më së miri ata që marrin udhëzime ". Mos e humbni kohën dhe energjinë tuaj me ata që refuzojnë të dëgjojnë.
7.Përdorni funksionet e duhura. Shko tek programet ndërfetare dhe diskutimet e hapura.
8.Qëndro larg misionarëve. Qëllimi i tyre është që të marrë besimin tuaj dhe t'ju shkaktojë ju të keni dyshime. Leri misionarët për ata të cilët janë të trajnuar për t'u marrë. Misionarët janë të trajnuar për tu dukur miqësorë dhe të gatshëm për të mësuar nga të tjerët, por qëllimi i tyre i vetëm dhe objektivi i tyre është që të shkaktojë tek ju refuzimin e Islamit. Mos flisni me misionarët. Mos hapni ndonjë diskutim rreth Islamit me ta. Mos vizitoni faqet e tyre në internet. Mos e humbni kohën tuaj me ta. Koha juaj mund të përdoret në një mënyrë shumë më të dobishme se sa duke u përpjekur të argumentoni me dikë i cili ka qenë i trajnuar për të shkaktuar dyshime tek ju.
9.Mos nënçmo besimin e personit tjetër. Pa marrë parasysh se sa joshëse mund të jetë për të folur rreth gabimeve tek besimet e njerëzve të tjerë, mos e bëni atë. Kështu ofendoni njerëzit, dhe ndoshta do t'u japë atyre një përshtypje të keqe rreth Islamit. Bisedoni rreth asaj se si Islami është ndryshe nga ajo çka njihet, dhe se ndoshta ekspozoni kështu gabimet e besimit tjetër, por mos flisni haptazi rreth besimit të një personi tjetër. Jini të respektueshëm. Një histori në davet: Një musliman po mbante fjalim në një shkollë të mesme vendase, dhe filloi fjalimin e tij me fjalët: "Ju të gjithë do të shkoni në Ferr." Me këtë, ai humbi audiencën e tij madje para se ai të fillonte fjalimin e tij.
10.Diskutoni çfarë e bën Islamin të bukur për ju. Daveti nuk do të thotë të përsëritni pesë shtyllat. Ndonjëherë ne jemi aq të zënë duke diskutuar shtyllat e Islamit sa që ne harrojmë se si janë të ndërtuara. Islami luan pjesë në çdo aspekt të jetës sonë. Bisedoni rreth asaj se si Islami luan një rol në mënyrën se si ju fleni, se si visheni, se si ju flisni, se si ju martoheni, se si ju merreni me kafshët, prindërit, pleqtë, fëmijët, të seksit të kundërt etj. Bisedoni rreth rrespektit ndaj grave në Islam , konceptet e pastërtisë apo modestisë. Kjo është një thirrje për të reflektuar dhe të mendojnë rreth botës që na rrethon. Unë e di se një vëlla u bë musliman pjesërisht, për shkak të rrespektit dhe nderit që Islami ka ndaj natyrës. Islami është fe, një mënyrë e tërë e jetës.
11.Dhe së fundi, Durimi. Detyra jote nuk është për të konvertuar njerëzit në fenë Islame - kjo nuk është obligim në Islam, për të bërë një sasi të caktuar të njerëzve muslimanë. Por kjo është detyrimi juaj për të thirrur njerëzit në Islam, për të dalluar ndërmjet të drejtës dhe të gabuarës. Kush është i udhëzuar dhe kush nuk është, megjithatë, vetëm All-llahu e di.