Studime rreth konsumimit të peshkut që zvogëlon rrezikun e sëmundjes së alzheimerit
Njerëzit që hanë peshk të pjekur ose ne zgarë në baza javore, janë të mendimit të kenë përmirësim në shëndetin e tyre të trurit dhe në reduktimin e rrezikut të tyre në zhvillimin e dëmtimit te pjesës njohëse në tru [Mild cognitive impairment (MCI)] si dhe sëmundjes Alzheimer, sipas një studimi të ri. "Ky është studimi i parë për të krijuar një marrëdhënie të drejtpërdrejtë midis konsumit të peshkut, strukturën e trurit dhe rrezikut Alzheimer," tha autori kryesor.
"Rezultatet treguan se njerëzit të cilët konsumojnë peshk të pjekur ose ne zgarë të paktën një herë në javë kanë patur ruajtje më të mirë të vëllimit të materies gri në tru dhe në zonat në rrezik për sa i përket sëmundjes Alzheimer."
Sëmundja Alzheimer është një sëmundje progresive e trurit që shkatërron ngadalë kujtesën dhe aftësitë njohëse. Në dëmtimin e butë njohëse, ose MCI, humbja e kujtesës është e pranishme, por në një masë më të vogël se sa në sëmundjen Alzheimer. Njerëzit me MCI shpesh shkojnë drejt zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit.
Detajet e studimit
260 individë normalë janë përzgjedhur nga Studimi për shëndetin kardiovaskular. Për informacionin mbi konsumin e peshkut u mblodh Instituti kombëtar i kancerit duke përdorur pyetësorin e frekuencave ushqimore.
Kishte rreth 163 pacientë të cilët konsumonin peshkun në baza javore, dhe shumica ushqeheshin me peshk një deri në katër herë në javë. Cdo pacient iu nenshtrua 3-D volumetrike te trurit. Nje harte teknike e trurit e quajtur Voxel-based morphometry, e cila mat vëllimin e materies gri në tru, është përdorur për të modeluar marrëdhënien ndërmjet konsumimit të peshkut në bazë javore dhe strukturën e trurit 10 vjet më vonë. Të dhënat janë analizuar më pas për të përcaktuar nëse vëllimi i materies gri ka lidhje me konsumin e peshkut për të reduktuar rrezikun e sëmundjes Alzheimer.
Vellimi i materies gri eshte vendimtar per shendetin e trurit. Kur eshte i larte, shendeti i trurit eshte i mirembajtur. Ndersa kur eshte i ulet tregon se qelizat e trurit janë pakësuar.
Studimet treguan se konsumimi i peshkut të pjekur ose në zgarë në baza javore ishte lidhur pozitivisht me volume të materies gri në disa zona të trurit.
Konsumimi i peshkut promovon neuronet e forta në pjesën e materies gri në tru duke i bërë ato më të mëdha dhe të shëndetshme," thanë hulumtuesit. "Kjo zgjedhje e thjeshtë jetese rrit rezistencën e trurit për sëmundjen e Alzheimerit dhe ul rrezikun për çrregullim."
Rezultatet gjithashtu demostruan se janë rritur nivelet e njohjes tek njerëzit për shkak te ngrënies së peshkut.
"Puna e kujtesës, e cila i lejon njerëzit të përqëndrohen në detyrat dhe të angazhohen per informacionet rreth kujtesës afat-shkurtër, është një nga fushat më të rëndësishme njohëse," Kjo pune e kujteses është shkatërruar nga sëmundja Alzheimer. Ne kemi gjetur nivele të larta të memories tek njerëzit që kanë ngrënë peshk në baza javore.
Të hahet peshku i skuqur, nga ana tjetër, nuk ishte treguar për të rritur volumin e trurit apo te mbrojë kundër rënies njohëse.
Peshqit më të përdour tek ne përmbajnë ndotes si merkuri, PCBs dhe dyoksinë, të cilat janë të lidhur me probleme shëndetësore në të rriturit dhe tek foshnjet që janë akoma të palindura, kështu që peshku duhet të hahet në moderim. Për të minimizuar këto rreziqe, hani peshk të njohur që kanë nivele të ulëta të ndotësve, të tilla si salmoni i egër dhe të tjerë.
Burimet: Raji C, Lipton R, 30 nëntor 2011, prezantim radiologjik, Shoqëria e Veriut, në takimin vjetor, Amerikë, Chicago.